Kusari: Mbi 53 mijë gra dhe vajza të reja janë përfshirë në tregun e punës
Policia e Kosovës ka raportuar tri incidente kriminale gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës.
Një person u grabit nën kërcënimin e thikës, një grua u procedua për sulm ndaj një zyrtari policor, ndërsa në një rast tjetër u sekuestrua një pistoletë me dy karikatorë dhe 23 fishekë gjatë kontrollit të një të dyshuari.
Raporti i plotë:
Drejtoria Rajonale Gjakovë
GRABITJE
Gjakovë / 02.08.2026 – 01:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me dëshmitaren femër kosovare, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimi e thikës i ka grabitur një shumë prej 50€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjakovë / 02.08.2026 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta përderisa ishte në stacion policor lidhur me një rast tjetër të mëhershëm, ka pasur sjellje agresive si dhe e ka shtyrë zyrtarin policor. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE
Gjakovë / 02.08.2026 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në çantën e trupit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 23 fishekë. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/