Gjakovë, 12 nëntor 2025 – Policia Rajonale e Gjakovës ka raportuar për disa incidente gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë dy raste të dhunës në familje dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Malishevë / 11.11.2025 – 08:14.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. ·
Rahovec / NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë / 11.11.2025 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.