24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dhunë në familje dhe posedim i narkotikëve

Në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës janë shënuar raste të dhunës në familje dhe posedimit ilegal të narkotikëve, ku policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj të dyshuarve

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 20.08.2025-19:20.

Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE

Rr.14 Qershori, Gjakovë 20.08.2025 – 23:45.

Raportohet se gjatë kontrollit tek dy të dyshuar meshkuj koosvarë janë gjet dhe konfiskuar 42.55 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Read Previous

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Read Next

Shefi i OKB-së kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë