24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dhunë në familje dhe barnatore me produkte të ndaluara

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sërë incidentesh në rajonin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit, ku përveç rasteve të dhunës në familje, është zbuluar edhe shpërndarje e barnave të ndaluara në një barnatore në Rahovec.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 05.08.2025 – 03:00.

Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshortin i saj. Viktima pas tretmanit mjekësor prapë është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

· Rahovec 05.08.2025 – 01:15.

Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (babë e djalë), pasi që për shkak të problemeve, nuk kanë lejuar-pranuar viktimën -mbesën & vajzën e tyre të kthehet në shtëpi. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

· Rahovec 05.08.2025 – 09:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur bashkëshorten. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

PRODHIMI DHE SHPËRNDARJA E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE

Fsh. Ratkoc, Rahovec 05.08.2025 – NN.

Njësitet policore të DHKEK-së, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik të MSh-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në barnatoren-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur barna me banderola të shteteve fqinje, të cilat janë të ndaluara për shitje. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 73 artikuj të ndryshëm në 277 paketime, në vlerë rreth 2.200 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

Read Previous

I dërguari i Trump arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së 

Read Next

KQZ shkatërron sot materialin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit