Murali i Nënë Terezës vendoset përkohësisht në një objekt në sheshin “Zahir Pajaziti”
Tri raste të rënda janë raportuar në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit. Në njërin rast, pas një mosmarrëveshjeje, një person dyshohet se ka drejtuar armën ndaj një tjetri, ndërsa arma ka shkrepur gjatë përpjekjes për t’ia larguar atë. I dyshuari gjendet në arrati. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë arrestuar për sulm dhe kanosje ndaj zyrtarëve policorë dhe janë dërguar në mbajtje.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Gjakovë / 29.11.2026 – 00:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari m/k, i kishte drejtuar pistoletën viktimës m/k, ku gjatë tentimit t’ia largoj armë, arma ka shkrepur. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati, ndërsa pistoleta me gjashtë fishek dhe një gëzhojë është sekuestruar. Rasti është duke u hetuar.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr Wesley Clark, Gjakovë / 28.11.2026 – 00:18. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Dëshmorët e Lirisë, Spitali Rajonl Gjakovë/ 28.11.2026 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa ka qenë i hospitalizuar–ndaluar dhe gjatë intervistimit i njëjti i kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

