Gjilanit i shtohet një simbol i UÇK-së, përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare në 28 Nëntor

Në kuadër të aktiviteteve festive për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar në nderim të kujtesës historike dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Vendosja e emblemës së UÇK-së në një hapësirë publike të qytetit simbolizon respektin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit. /GazetaSinjali/

Read Previous

Mesazhi i fundit i presidentit Ibrahim Rugova për 28 Nëntorin