Sot në 23 vjetorin e rënies së heroit Yll Morina shkolla e cila mban emrin tij kremtoi festën me një program të larmishëm të përgaditur nga nxënësit. Të pranishëm në festën e kësaj shkolle ishin familjar të heroit, bashkëluftëtarë të tij, drejtoresha e arsimit në Gjakovë, bashkëluftëtarë dhe zyratarë nga rajoni policor në Gjakovë.
Drejtori i këtij institucioni arsimor falënderoi të gjithë të pranishmit të cilët nderuan këtë ditë me pjesëmarrjen e tyre.
Kryetari i komunës së Gjakovës në pamundësi që të marrë pjesë kishte dërguar një letër urimi
Ndërkaq drejtoresha e arsimit në Gjakovë , Eranda Kumnova-Baçi për një fjalë rasti tha se madhështia e emrit që mban kjo shkollë duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja.
Një rrëfim nga ngjarjet e luftës nuk lanë pa treguar bashkëluftëtarët e tij.
Në këtë ditë feste dhe përvjetori vajza e heroit Yll Morina u shpreh krenare dhe tejet e emocionuar
Urimet të shumta nuk munguan as nga stafi akademik dhe nxënësit të cilët me këngë e valle e shënuan këtë ditë të rëndësishme për shkollën e tyre. Në këtë program pati një numër të madh pjesëmarrësish, të cilit kishin ardhur për të nderuar heroin Yll Morina.