21 Shkurti, dita ndërkombëtare e gjuhës amëtare

21 shkurti është dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare që ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësore dhe kulturor. Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli. Duke u ndalur në këtë ditë te gjuha shqipe, si gjuha amtare e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Kohëve të fundit përdorimi i tepërt i teknologjisë si dhe faktorë të tjerë si migrimi jasht vendit kanë bërë që fëmijët të flasin më shpesh gjuhët e huaja sesa gjuhën amtare. Psikologia Edona Cana-Lipoveci ka thënë se është shumë e rëndësishme që në shtëpi me fëmijët të flitet gjuha amtare.

Fatmirësisht janë të shumta shoqatat dhe shkollat shqipe kudo në botë të cilat në baza ditore punojnë për të ruajtur gjuhën amtare. E këtë më së mirë e thotë mësuesi Afrim Berisha i cili jeton në mërgim.

Kujtojmë që kjo ditë është shpallur dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare nga UNESCO që nga viti 1999.

Read Previous

Kur Ernest Koliqi i thurte vargje gjuhës shqipe

Read Next

Opozita akuzon pushtetin komunal per manipulim me tenderë