Në vitin 2016 rotarianët e bën Gjakovën me mamograf. Aparat ky i cili shërben për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Interesimi i grave ka qenë përherë në rritje e sipër për të realizuar këtë inqizim. Por gjërat kanë ngecur që nga shtatori i vitit 2019, kështu ka thënë Ilirjana Xhepa e cila punon si infermiere në qendrën e mamografisë në Gjakovë. Në bisedë e sipër nga ajo kuptuam se inqizimi mund të kryhet por nuk ka se kush ta lexoj, sepse radiologut i ka kaluar afati i kontratës. Rrjedhimisht, ne biseduam edhe me dr Burim Polloshkën, i cili pohoi po të njëjtën gjë. Mirëpo, ai nuk hezitoi të na tregojë për gatishmërinë që ka për t’ju rikthyer punës sërish. Vetëm se për ta bërë këtë i duhet kumtesa e drejtorisë së shëndetësisë. Për nje përgjigjje më të thuktë, se pse mjekut i cili lexonte mamografitë në këtë qendër nuk i është vazhduar kontrata u drejtuam për në zyrën e drejtorit të shëndetësisë në Gjakovë Ferdinand Kolaj.mAi, potencoi se çdo veprim i ndërmarrë ka qenë në hap me ligjin. Kjo ishte edhe një ndërr arsyet qe hendikepoi udhëheqësit e këtij dikasteri për të vazhduar kontratën e mjekut ne fjalë.
Por, që nga dhjetori gjykata kushtetuese mori një vendim tjetër. Atë për të rikthyer në fuqi sërish ligjin e mëparshëm.
Se a do të kryhet komplet inqizimi dhe leximi pa pagesë siç është kryer para 4 muajve apo do të vazhdohet puna gjysmake kjo, pritet të shihet ditëve në vijim.