Sipas raportit të publikuar nga MSH, në bazë të të dhënave nga IKSHPK, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 2.787 qytetarë, ku 183 prej tyre kanë rezultuar si të infektuar me virusin korona, shifër kjo që numrin e rasteve active në nivel vendi e ka dërguar në 4.541 persona.
Raporti i publikuar nga MSH gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu ka bërë të ditur se 2 qytetarë kanë vdekur që ishin paraprakisht të infektuar me virusin korona.