Në 19-vjetorin e vdekjes është përkujtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë kanë bërë homazhe të varri i tij.
Ish-presidenti Ibrahim Rugova, vdiq më 21 janar të vitit 2006.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai u konfirmua lider politik i Kosovës në dy palë zgjedhje të mbajtura në vitet ‘90, përkatësisht më 1992 dhe 1998. Ai është zgjedhur president i Kosovës dy herë edhe pas çlirimit, përkatësisht pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 dhe atyre të 2004-s.
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 62-vjeçare, ndërsa mbante postin e presidentit.
Në përvjetorin e parë të vdekjes, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë që u jepet figurave historike./koha.net/