19 aksidente trafiku me të lënduar, mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara – Policia sjell statistikat për 24 orët e fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.


Megjithë numrin e lartë të gjobave për vetëdijesimin e qytetarëve, numri i aksidenteve qoftë me të lënduar apo dëme materiale vazhdon të mbetet i lartë.


Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shqiptuar plotë 2174 gjoba trafiku.

Padyshim kishte edhe të aksidentuar, gjithsej 19 aksidente trafiku me të lënduar e 51 me dëme materiale.


Sipas statistikave të policisë, 24 persona u arrestuan e 13 të tjerë u dërguan në mbajtje.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Lorik Cana për Xhakën: Lojtar i mahnitshëm

Read Next

Pilotët e Forcës Ajrore shqiptare dhe të FSK-së me trajnim të përbashkët