Pilotët e Forcës Ajrore shqiptare dhe të FSK-së me trajnim të përbashkët

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet e trajnimit të përbashkët që po zhvillohet mes pilotëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcës Ajrore shqiptare.

Vëngu tha se ky trajnim po bëhet për rritje të gatishmërisë operacionale.

“Pilotët e Forca Ajrore dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhuar në trajnimin e përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale!”, shkroi ai krahas videos.

Ky program është paraparë në kuadër të marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë./Express/

https://www.facebook.com/watch/?v=1176070377957748

Read Previous

19 aksidente trafiku me të lënduar, mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara – Policia sjell statistikat për 24 orët e fundit

Read Next

Rusia godet Kievin me sulm gjatë natës ndërsa luftimet intensifikohen në Pokrovsk