Edhe sot po vijon vaksinimi në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”. Në këtë qendër deri në mesditë u vaksinuan 220 të moshuar. Ndërsa nga procesi i vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar.
Këto i bëri të ditura në një konferencë për media koordinatori i qendrës së vaksinimit Niman Bardhi, i cili tha se deri më tani procesi ka shkuar normalisht, pa ndonjë problem të theksuar.
Bardhi shtoi se nga dita e nesërme pret rritje të numrit të vaksinuarave të moshave 75 deri në 79 vjeç.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi gjithashtu u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë grup-moshat që i ka rekomanduar komitetit drejtues për vaksinim./KosovaPress