Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.
Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.
Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, dhe ata të Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.
Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të muajit mars 2007.
Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozonte pavarësi për Kosovën./KosovaPress/