Sipas raporit të publikuar nga Ministra e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se :
• Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
• Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.
• Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 20.467 raste.