16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili ka thënë se aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.

Sipas, Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuar me COVID në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara.

“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rëndë, të tjerat janë stabile”, tha ai.

“Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe, sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me COVID në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha Ismaili për EO. /GazetaSinjali/

Read Previous

Mijëra vaksina të Pfizerit sot pritet të arrijnë në Kosovë

Read Next

Muharrem Jashari ftohet në ndeshjen kundër Spanjës