150 patentë shoferë janë konfiskuar për drejtuesit që kanë vozitur në gjendje të dehur

Policia e Kosovës po vazhdon planin operativ për sigurinë në komunikacion në të gjithë vendin. Ky plan po zbatohet me përpikmëri edhe në rajonin e Gjakovës, ku policia ka marrë të gjitha masat për të krijuar siguri dhe rend në komunikacion. Komandanti i trafikut rajonal, Kapiten Albin Sahatqija për televizionin tonë është shprehur se do të këtë zero tolerancë për kundërvajtësit të cilët nuk respektojnë rregullat në komunikacion.

Tutje kapiten Sahatqija shtoi se edhe për motoçiklistët janë marrë masa strikte të cilët nuk kanë respektuar rregullat duke kryer kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Ky plan nga punonjësit e sigurisë konsiderohet se dita-ditës po ka rezultatet e tij sepse që nga fillimi i zbatimit, janë testuar 935 ngasës, të dyshuar për ngasje të veturës nën ndikimin e alkoolit ku 150 prej tyre ju është konfiskuar patentë shoferi. Plani operativ nga policia e Kosovës do të vazhdoj së implementuari edhe ditët në vazhdim, ku të gjithë kundërvajtësit do të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Read Previous

Tentoi të shpëtonte këmbësoren, humbi të birin

Read Next

“Severe Weather” paralajmëron për stuhi në Kosovë e rajon