1471 pacientë janë hospitalizuar në muajin korrik në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”

Gjatë këtyre ditëve është rritur fluksi i qytertarëve në komunën e Gjakovës. Krahas kësaj është rritur edhe numri i rasteve pozitive me virusin Covid -19. Kjo ka bërë që të shtohet edhe puna në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”. Drejtori i këtij institucioni Hilmi Shala ka bërë të ditur se 1471 pacientë kanë qenë të hospitalizuar  vetëm gjatë muajit korrik.

Përkundër punës së shtuar sfidë për spitalin mbetet  infrastruktura e vjetër. E poashtu në këtë kohë shumica nga stafi mjekësor janë në pushim.

Shala ka theksuar se sa i përket shërbimeve ambulatore, në muajin korrik janë ofruar 8583 vizita mjekësore.

Read Previous

KQZ njofton se deri më 7 shtator zhvillohet periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit

Read Next

Në web faqen e MSH-së tani e tutje mund të informoheni në kohë reale mbi procesin e vaksinimit