Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, duke shënuar kështu një kapitull të ri për shtetin e Kosovës pas shumë sakrificave dhe përpjekjeve të mëdha për krijimin e saj ndër vite, disa prej të cilave i listoi avokati Fatlik Lila.
Deri më tani sipas Lilës Kushtetuta konkretisht Gjykata Kushtetuese është institucioni më i besueshëm, por që sipas tij gjithmonë duhet të insistohet për punë edhe më të mirë.
Sot bëhen 14 vjet nga miratimi i Kushtetutës që formësoi identitetin e shtetit të Kosovës e njëkohësisht miratimi i saj ndërlidhet me përpjekjet e popullit për të krijuar dokumentin që njihet si akti më i lartë juridik i një shteti.