23 vjet nga Beteja e Koshares

Për të nderuar dëshmorët dhe heronjët e Kosharës të pranishëm ishin krerët shtetërorë e komunal, qindra familjarë, bashkëluftëtarë, shoqata të dala nga lufta, si dhe deputeë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu pas ceremonisë së vendosjes të kurorës me lule në kompleksin përkujtimorë në Koshare, përshëndeti të gjithë familiarët e të rënëve. Beteja e Kosharës është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të susksesshmet të luftës së Kosovës. Në këtë betejë ushtria serbe humbi edhe kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri e kjo ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, theksoj presidentja në fjalën e saj në këtë manifestim.

Komandanti i Brigadës “138 Agim Ramadani”, Rrustem Berisha tha se kjo betejë duhet të përcillet tek brezat me të gjithë vërtetësinë e saj, si një ndër betejat më të fuqishme të historisë sonë kombëtare, duke treguar edhe planet e UÇK-së të cilat e shpien drejt fitores dhe rrëzimit të murit kufitar.

Deputeti nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj tregoi rëndësinë e betejës që ndodhi 23 vjet më parë.

I pranishëm në homazhe ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ndërsa familjarët e dëshmorëve thanë që ndihen krenarë, mirëpo gjithmonë duke shpresuar që amaneti i të rënëve të jetësohet me punë.

Në këtë betejë ranë dëshmorë 114 ushtarë të UÇK, përfshirë këtu edhe ushtarë nga ushtria e Shqipërisë dhe forcave ajrore të Natos. Thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri me 9 prill të vitit 1999 përpos që ishte fitore morale për ushtarët e UÇK  i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim zonave të luftës.

Read Previous

Reagimi i presidentes së Komisionit Evropian kur pa varrezën masive në Bucha (VIDEO)

Read Next

14 vite nga miratimi i Kushtetutës, rëndësia e saj e padiskutueshme