12 vdekje, dhe 410 raste pozitive me COVID 19

12 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID-19 raportohet të kenë ndodhur në Kosovë në 24 orët e fundit. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e IKShPK-së.

15 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

• Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

• Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

• Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

• Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

• Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

• Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

• Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Read Previous

Berisha akuzon rëndë Ramën, e quan argat shqipfolës të Vuçiqit

Read Next

​SHSKUK furnizohet me Remdesivir, nga sot pacientët s’kanë nevojë ta blejnë këtë ilaç