Të dhënat e 24 orëve të fundit të publikuara nga Ministra e Shëndetësisë, në bazë tët të dhënave nga IKSHPK, kanë bërë të ditur se janë kryer 10710 testime, nga të cilat 1682 kanë rezultuar si të infektuar me virusin korona.
Ky raport ka bërë gjithashtu të ditur se betejën me këtë virus e kanë humbur 11 pacientë, ndërsa 263 pacientë që ishin infektuar me COVID19 paraprakisht janë shëruar, ndërsa aktualisht numri i rasteve active në nivel vendi është 19,695 raste.
Bëhet e ditur që fluksi i qytetarëve që janë paraqitur për vaksinim ka qenë i lartë edhe gjatë 24 orëve të fundit, ku sipas të dhënave të publikuara janë vaksinuar rreth 18,776 qytetarë, ndërsra numri total i dozave të vaksinave të administruara ka arritur në 707,793 vaksina.
Ndërsa bëhet e ditur se aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, janë duke u trajtuar 110 pacientë për COVID19, ku 88 prej këtyre pacientëve kanë rezultuar poztiv me COVID19, ndërsa 11 pacientë janë të konfirmuar negativ, 11 pacientë janë ende të pakonfirmuar, kurse 57 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, 4 pacientë po trajtohen CPAP maskë, dhe 1 pacient po trajtohet me respirator.