Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi uragani Agatha goditi jugun e Meksikës, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Uragani bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet dhe rrëmbyen njerëzit nëpër shtëpia. Nga të dhënat e para raportohet edhe për tre fëmijë të zhdukur.
Dalja nga shtrati i lumenjve dhe rreshqitja e dheut jua ka bërë të pamundur njerëzve t’i shpëtojnë uraganit, që mbërriti në Meksikë në fillim të kësaj jave.
Burimi: BBC, CNN