11 milionë euro shtesë do të ndahen në kategorinë e granteve e subvencioneve për vitin 2022 në bujqësi

Ministri i bujqësisë Faton Peci gjatë një konference për media ka treguar planin për Bujqësi, grantet, subvencionet dhe ndihmat konkrete për fermerët. Peci ka bërë të ditur të arriturat e ministrisë në 8 muaj qeverisje dhe planet për zhvillimin e bujqësisë me ndihma konkrete. Ministri ka njoftuar se 11 milionë euro shtesë do të ndahen në kategorinë e granteve e subvencioneve për vitin 2022. Krahas shumë sfidave përgjatë vitit 2021 kemi arritur që të mundësojmë shpalljen e re me vendim të Qeverisë, për Programin e Pagesave Direkte – Subvencioneve 2021 me vlerë prej 21 milionë euro; duke e bërë këtë vit kalendarik, vitin me përkrahjen më të madhe financiare me vlerë mbi 50 milionë euro në kategorinë e subvencioneve.

Është rritur përkrahja për perimtarë në 400 dhe 500 euro për sipërfaqe të hapura dhe sera.
Janë mbuluar dëmet në bujqësi në vlerë prej 1.3 milionë euro për dëmet e vitit 2020 teksa në dispozicion janë edhe 1.7 milionë euro për mbulimin e dëmeve në bujqësi për vitin 2021; dhe vlerësimi i këtyre lëndeve gjindet në finalizim.
Është themeluar me vendim qeveritar Task Forca për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore.
Poashtu krahas kësaj kemi mundësuar që në vitin 2022 të hyjmë pa obligime karshi fermerëve dhe nga viti i ardhshëm shpalljet e programeve për grante dhe subvencione do të realizohen çdo fillim vit.
Është rritur buxheti i përkrahjes për 11 milionë euro për vitin 2022; shifër kjo e përkrahjes prej 60 milionë eurove, 30 milionë në kategorinë e granteve, 30 milionë në kategorinë e subvencioneve. Këto dhe shumë të tjera i ka bërë të ditura ministri Peci duke theksuar tutje se zhvillimi dhe implementimi i politikave të favorshme bujqësore janë prioritet i imi si udhëheqës i këtij dikasteri të rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit.

Read Previous

Avokati i Thaçit: Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje?

Read Next

Mbeten pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lolake në katër komuna