101 pacientë me oksigjeno-terapi në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 149 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së bëhet e ditur se 101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 13 pacientë janë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Read Previous

Shtohen ankesat e qytetarëve ndaj punës së policëve të Kosovës

Read Next

​Lëndohen katër policë në aksionin e PSD-së tek ZRRE-ja