Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 10 persona, të cilët në bazë të urdhëresës së gjykatës ishin të kërkuar.
Në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Në po të njëjtin burg, u dërgua edhe i kërkuari tjetër mashkull kosovar, i arrestuar në Gjilan.
Punë me të kërkuar pati edhe stacioni policor në Ferizaj.
“04.06.2022 – 10:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Ferizaj, 05.06.2022-01:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Shtëprcë 04.06.2022-21:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë.
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, pasditen e djeshme në pikën kufitare në Vërmicë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, derisa edhe një i kërkuar tjetër që u dërgua në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës, u arrestua në Obiliq.
Raste të tillë pati edhe në Pejë e Gjakovë.
Në fshatin Zllapek të Pejës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër.
““Rr. Ali Ibra, Gjakovë 04.06.2022 – 17:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës” , thuhet tutje në njoftim./Sinjali/