Marrëveshjet me sponsorët teknikë janë ndër më fitimprureset për klubet e futbollit, sidomos ato evropiane. Dhe, në renditjen e vitit 2025, sërish në krye mbetet Real Madrid-i, falë partneritetit të fortë që spanjollët kanë me markën gjermane të veshjeve “Adidas”.
Në renditjen e 10 klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorët teknikë, pesë janë nga Premier League, dy nga La Liga dhe nga një nga Ligue 1, Bundesliga dhe Serie A.
Pra, aktualisht, duke marrë parasysh vetëm të dhënat bazë (jo ndonjë bonus), Real Madrid-i është klubi që ka më shumë në Evropë: 120 milionë euro në vit nga “Adidas”-i.
Në vendin e dytë janë rivalët historikë të Barcelona-s, me 105 milionë euro në sezon nga “Nike”, në të njëjtin nivel me Manchester United që fiton rreth 105 milionë euro nga “Adidas”.
Poshtë nga podiumi është Arsenal-i, të cilët të dy marrin 85 milionë euro në sezon nga “Adidas”-i.
Vendi i pestë është për ekipin e vetëm francez në renditje, PSG-në, me parizienët që fitojnë 80 milionë euro në vit nga marrëveshja me “Nike”.
Më pas vijnë tre ekipe angleze: Manchester City – “Puma” (75 milionë euro), Liverpool – “Adidas” (70 milionë euro) dhe Chelsea – “Nike” (70 milionë euro).
Bayern Munich-u, klubi i vetëm gjerman në renditje, ulet në vendin e nëntë. Falë marrëveshjes me “Adidas”-in, bavarezët përfitojnë 60 milionë euro në sezon.
Dhe, “top 10” mbyllet me klubin e vetëm italian në renditje, Juventus-in. Bardhezinjtë përfitojnë 46.1 milionë euro në sezon nga marrëveshja me “Adidas”-in. /Albanianpost.com