10.823 doza të vaksinës janë administruar gjatë tetorit në komunën e Gjakovës

Në ditët e fundit është një numër më i vogël i të interesuarëve në qendrën e vaksinimit  “Fehmi Agani” për të marrë njërën nga dozat e vaksinës anti-covid. Kështu thotë kryeinfermierja Makfirete Berisha e cila ka bërë të ditur se mbi 10 mijë qytetarë janë imunizuar vetëm në muajin tetor në komunën e Gjakovës.

Ky qytetar tashmë është vaksinuar me të dyja dozat dhe apelon që secili të bëj një gjë të tillë teksa tregon që sot ka ardhur të marrë vaksinën e gripit sezonal pasi e konsideron të rëndësishme për shëndetin.

Nga profesionistët shëndetësor u tha se vaksina ka të mjaftushme por interesimi dukshëm ka rënë e një gjë e tillë është vërejtur edhe gjatë vikendit të fundit ku shumë pak qyetarë janë drejtuar në tendën e vaksinimit të vendosur në qendrën e qytetit.

Read Previous

Hoxhaj: Dorëheqja e Zaevit, lajm i keq për Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët atje

Read Next

Gjakovë, përleshje afër parkut të madh të qytetit (FOTO)