1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit R. P.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurit R. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Sipas kërkesës, “… nga koha e pa vërtetuar deri me datë 4 mars 2025 në Malishevë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e mitur ……. ……. e lindur 2010, në atë mënyrë që më parë i pandehuri përmes rrjeteve sociale njoftohet dhe krijon lidhje dashurie me të dëmtuarën duke qenë në dijeni për moshën e saj dhe gjatë lidhjes së tyre i pandehuri në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, në villa “D. L.” në Malishevë, si dhe vazhdon që të mbaj kontakte me të njëjtën deri në ditën kur vëllai i të dëmtuarës e vërën të pandehurin së bashku me të dëmtuarën dhe të njëjtën e largon nga vetura dhe më pas paraqitet rasti në polici.”
Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova.

Read Previous

I ngrihet aktakuzë pasi gjuajti me armë ndaj një personi shkak i një mosmarrëveshjeje

Read Next

​KQZ-ja refuzon rivlerësimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme