1.694 euro që dyshohet se janë të falsifikuara deponohen në një bankë

Menaxheri i një banke ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Graçanicë.

“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara,  2×100 euro, 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Read Previous

Abdixhiku: Deklarata e Macron lajm i keq për Kosovën, qytetarët tanë meritojnë liberalizimin e vizave

Read Next

Bombardimi i spitalit në Gaza, Osmani: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen