Bombardimi i spitalit në Gaza, Osmani: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës në Gaza, ku u bombardua një spital.

Osmani në platformën “X” ka shkruar se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP).

Izraeli i ka mohuar pretendimet se e ka bombarduar spitalin. /Telegrafi/

Read Previous

1.694 euro që dyshohet se janë të falsifikuara deponohen në një bankë

Read Next

Për motive të ulëta qëlloi me armë një person, ngritet aktakuzë për tentimvrasje ndaj të pandehurit në Gjakovë