Kështu tashmë mund të paraqiten në Shtëpinë e Sigurtë të gjitha gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë në familje. Linja telefonike 0800 800 01 pranon thirrje pa pagesë nga të gjithë operatorët që operojnë në Kosovë. Erblina Dinarama, nga Shtëpia e Sigurtë tregon se si erdhi deri tek kjo iniciativë e domosdoshme sipas saj.
Dinarama fton të gjitha gratë dhe vajzat që të mos hezitojnë të thërrasin numrin e lartë përmendur, teksa shprehet falenderuse ndaj atyre që kanë ndihmuar këtë iniciativë, që dukshëm ndikon në vetëdijësimin e shoqërisë për dhunën në familje.
Aktualisht në “Shtëpinë e Sigurtë” janë të strehura më shumë se 19 gra dhe fëmijë.