Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar sot qytetarët se tashmë aplikimi për Shtesa për Fëmijë në rastet e veçanta do të bëhet përmes platformës eKosova.
Përmes një komunikate për media kjo ministri ka treguar se raste të veçanta konsiderohen ato kur nëna jeton me lejeqëndrim në Kosovë, kur prindërit janë të divorcuar dhe kujdestarinë e fëmijës e ka babai, kur nëna nuk jeton më, dhe kur fëmija është nën përkujdesjen e kujdestarit ligjor.