Edon Zhegrova është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin francez Ligue 1.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës pati një tjetër paraqitje fantastike duke shënuar gol në fitoren 3-0 ndaj Lorient në kuadër të xhiros së 18-të.
Në fazën e sulmit, Zhegrova është së bashku me yllin francez Kylian Mbappe dhe me Barcolan.
Në kampionatin francez, pas 18 xhirove, Lille renditet në pozitën e pestë me 31 pikë.