​Tri raste të dhunës në familje vetëm për 24 orë në Gjakovë

Tri raste të dhunës në familje janë inicuar gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë.

Në rastin e parë një burrë ka rrahur gruan. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime. Sipas policisë, i dyshuari vuan nga sëmundjet mentale i cili po ashtu ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë është arrestuar një burrë pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e tretëështë arrestuar një burrë pasi ka rrahur prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rastet janë inicuar si dhunë në familje.

Gjakovë 05.10.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari vuan nga sëmundjet mentale i cili po ashtu ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 06.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 06.10.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

/KosovaPress/

Read Previous

Këshilli i Prindërve kundër kompensimit të orëve të humbura të shtunave

Read Next

Çitaku: BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës