​Tahiri: Qeveria Kurti është vetëm për vëllezër e motra

Tahiri: Qeveria Kurti është vetëm për vëllezër e motra

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se përderisa qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me kriza të mëdha, qeveria Kurti në detyrë është vetëm për familjarët e tyre, sa i përket punësimit.

Sipas tij, formimi i qeverisë Kurti tre mund të jetë diçka ende më e keqe se kjo bllokadë aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri para fillimit të seancës konstituive, tha se pjesëmarrja e PDK-së në seanca konstituive ka për qëllim që qeverinë aktuale ta dërgojë në shtëpi dhe siç tha ai për të sjellur një qeveri që arrinë t’i trajtojë problemet e qytetarëve.

“Ne jemi sot këtu për të arritur për ta quar këtë qeveri në shtëpi dhe të sjellim një qeveri e cila është në krye të detyrës dhe që arrin t’i trajtojë problemet e qytetarëve. Këta janë për hallet e tyre, për vëllezërit, e motrat e tyre. Përderisa qytetarët ballafaqohen me kriza të mëdha, rrezikohen 140 mijë vende të punës perspektiva në këtë vend është duke u hapur vetëm për vëllezërit dhe motrat e këshilltarëve, të ministrave, kryeministrit Kurti…Ne si deputetë të partive në opozitë kemi qenë deri dje fakti që jemi çdoherë këtu, fakti që e kundërshtojmë një qeveri që mund të vije nga Albin Kurti dhe mund t’i trajtojë prapë hallet e vëllezërve dhe motrave të tyre, besoj që jemi në krye të detyrës. Më e keqe se kjo bllokadë është vetëm nëse arrihet ta bëjë kryeministri Kurti qeverinë”, tha Tahiri.

Sot është thirrur për herë të njëzet e katërt seanca konstituive për tu zgjidhur kryetari i Kuvendit të Kosovës./kp

Read Previous

Përmbytje të papritura në Nigeri

Read Next

Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës