​“Sundimi i ligjit” kap tre shtetas shqiptarë për vjedhje në Tiranë

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë tre shtetas të shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë A. K. (32), banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim, E. M., (30) dhe R. K. (30), të dy banues në Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre nën dyshimin për vjedhje në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Read Previous

Kuvendi të hënën mban mbledhjen e kryesisë

Read Next

Gjysmëstinori pranveror në Superligën e futbollit nis nesër, përcaktohen gjyqtarët e ndeshjeve