​Sot tentimi i 24 për konstituimin e Kuvendit

Vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30.

Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, Albulena Haxhiu nuk po mundet kurrsesi të sigurojë gjashtëdhjetenjë votat e nevojshme, raporton KosovaPress.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po konsideron se nuk ka nevojë për marrëveshje politike për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërkohë disa përfaqësues të partive tjera kanë paralajmëruar se nuk mund të zgjedhjet kryetari pa marrëveshje politike.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë votimin e fshehtë për të parin e legjislativit, por Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA po e kundërshtojnë një gjë të tillë, duke theksuar se seanca ka nis me votim të hapur dhe ashtu duhet të vazhdojë.

Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e votimit të fshehtë që kjo parti e ka dërguar në instancën më të lartë juridike të vendit./kp

Read Previous

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Read Next

Dita Botërore kundër duhanit