​Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

azhdimi i shtatëmbëdhjetë i seancës për konstituimin e legjislativit të nëntë mbahet sot nga ora 10:30.

Gjashtëmbëdhjetë vazhdimet e deritanishme nuk prodhuan rezultat sa i përket zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton KosovaPress.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në tentimet e tyre paraprake dështuan formimin e një komisioni për votimin e fshehtë të ish-ministres Albulena Haxhiu në krye të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve që ajo të zgjidhet në këtë postë në votim të hapur.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar të hënën e kaluar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po e kërkon partia e Albin Kurtit në Kuvend.

Një takim i krerëve të partive shumicë në Kuvend me presidenten Vjosa Osmani këtë javë ka përfunduar pa rezultate konkrete për dalje nga ngërçi politik në vend./kp

Read Previous

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Read Next

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit