​Si ndikon puna jashtë orarit në tru?

Studimi i fundit i Koresë Jugore ka zbuluar se orët e tepërta të punës dhe orët jashtë orarit çojnë në ndryshime të rëndësishme në strukturën e trurit, e cila është rezultat i një kombinimi të mbingarkesës fizike dhe emocionale.

Hulumtimi i dy shkencëtarëve nga universitetet Chung-Ang dhe Yonsei përfshiu njëqind e dhjetë punonjës të kujdesit shëndetësor të ndarë në dy grupe, raporton KosovaPress.

Në njërin grup kishte nga ata që punonin të paktën pesëdhjetë e dytë orë çdo javë, ndërsa në grupin tjetër kishte punonjës që punonin me orar standard të punës, raporton CNN.

Njerëzit që punonin jashtë orarit përjetuan ndryshime të rëndësishme në rajonet e trurit që rregullojnë funksionet njohëse dhe emocionale, gjë që ishte pasojë e mbingarkesës dhe lodhjes së tyre, përfunduan studiuesit.

Bashkautori i studimit, profesori Jun Yul Choi, tha se këto ndryshime mund të korrigjohen të paktën pjesërisht nëse hiqen faktorët e stresit.

Megjithatë, ai shtoi se duhet shumë më tepër kohë që truri të kthehet në gjendjen e tij origjinale.

Një studim i mëparshëm i vitit dymijë e njëzetenjë zbuloi gjithashtu se puna jashtë orarit ka pasoja negative shëndetësore, sipas CNN.

Frank Pega, i cili udhëhoqi hulumtimin, thekson se rezultatet e fundit përfaqësojnë prova të reja të rëndësishme që mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë se sa ndikon në mënyrë drastike puna jashtë orarit në shëndetin fizik të punonjësve.

“Qeveritë, punëdhënësit dhe vetë punonjësit mund të marrin së bashku masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve”, tha Pega.

Autorët e studimit të fundit theksuan se rezultatet e hulumtimit të tyre tregojnë rëndësinë e trajtimit të çështjes së punës jashtë orarit, e cila është shkak për shqetësim.

“Është një studim i vogël, por për shkak se bazohet në matje neurologjike gjithëpërfshirëse dhe adreson mekanizmat themelorë të mbingarkesës dhe lodhjes, ai mund të zbatohet për të gjithë, kështu që përfundimet e tij qendrore janë shumë të rëndësishme”, thanë shkencëtarët./CNN

Read Previous

Stuhi dhe tornado shkatërrimtare në SHBA

Read Next

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç