​ShSKUK: 41 pacientë të spitalizuar me post-covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor post-covid janë 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitivë, po trajtohen 16 pacientë.

Sipas njoftimit, 22 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Read Previous

Vidhen para në një xhami në Gjakovë

Read Next

Gjermania shënon rekord të numrit të rasteve të reja me COVID-19