​Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO

FILE PHOTO: NATO, Swedish and Finnish flags are seen in this illustration taken May 12, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

“Ky zhvillim forcon sigurinë në hapësirën euro-atlantike dhe vetë bashkëpunimin NATO-BE. Është një zhvillim që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus kundër Ukrainës. Fakti që Finlanda dhe Suedia duan të anëtarësohen në NATO, flet qartë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot Evropa”, tha Xhaçka.

Ajo tha se Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë politikën e dyerve të hapura nga ana e NATO.

“Suedia e Finlanda, janë dy demokraci model që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në misionet e NATO-s. Shpresojmë që ky moment do t’i jep një momentum të ri zgjerimit të mëtejshëm të NATO edhe në Ballkanin Perëndimor. Dua të theksoj sidomos rastin e Kosovës, e cila ndan me Aleancën të njëjtat parime dhe vlera”, shtoi ajo.

Read Previous

​Në mungesë të kuorumit përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Read Next

9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë