​Shqipëria e publikon nesër listën e lojtarëve për Euro 2024

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka bërë të ditur se nesër do të merret vendimi final se kush prej lojtarëve do të shkojnë në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Në konferencën për media para ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin, Sylvinho tha se lojtarët që do të grumbullohen për Euro 2024 duhet të përgatiten mirë dhe të punojnë mirë, raporton KosovaPress.

“Nesër do të vendoset për listën përfundimtare. Kemi edhe një ditë kohë për të analizuar dhe vendosur. Nëse do të ketë ndonjë dëmtim, UEFA na e lejon të bëjmë edhe një ndryshim të fundit në listë. Urojmë që kjo të mos ndodhë. Është e rëndësishme që lojtarët të përgatiten mirë dhe të punojmë mirë, siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Sylvinho./kp

Read Previous

Eurozona ul normën e interesit

Read Next

Anglia publikon listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për “EURO 2024”