​Shkarkohet rektori Sahiti, U.D emërohet Luljeta Plakolli

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti ka konfirmuar për KosovaPress se është shkarkuar rektori Naser Sahiti.

Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme, 8 anëtarët e KD-së, kanë qenë pro shkarkimit.

“Po është shkarkuar me 8 vota për dhe 1 abstenim”, ka thënë ai për KosovaPress.

Po ashtu ai ka shtuar se kanë votuar edhe për ushtruesin e detyrës të kësaj pozite.

“Është emëruar profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi”, ka deklaruar ai./KP/

Read Previous

Ka arritur furnizimi me insulina në QKMF për muajin tetor

Read Next

Shoqata e të verbërve të Gjakovës përmbyll “Javën e njeriut me shkop të bardhë”