​Seanca për buxhetin e vitit 2025 do të mbahet më 11 nëntor

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare më 11 nëntor, ku do të trajtohet Projektligji për buxhetin për vitin 2025.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se ky projektligj ka mangësi të mëdha, andaj nuk do të votojnë të njëjtin.

Kritika ndaj buxhetit 2025, adresoi edhe shefi i deputeteve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se ky projekt-buxhet sjell regres Kosovës.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se presim që në këtë seancë të miratojnë në parim buxhetin./kp

Read Previous

Ulen tarifat e shërbimeve noteriale dhe të përmbaruesve privatë

Read Next

Të paktën 36 të vdekur në Indi nga rrëzimi i një autobusi