Masa e stilit të sportit të ragbit mund të inkorporohet së shpejti edhe në futboll e cila do të ndëshkojë shkeljet që janë të dënueshme midis kartonëve të kuq dhe të verdhë dhe kjo mund të testohet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm
Ky rregull shihet si zgjidhje ideale për shumë kontestime që bëhen ndaj gjyqtarëve nëpër ndeshjet e futbollit. Ai nënkupton një largim të lojtarit nga fusha për 10 minuta.
Ligjvënësit e lojës së futbollit të martën ranë dakord të testonin masën e stilit të ragbit në garat elitare si Premier Ligë potencialisht që në fillim të sezonit të ardhshëm.
Siç raportohet nga “Telegraph Sport”, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab) miratoi gjithashtu një provë globale të një rregulli tjetër të unionit të regbit që do të lejonte vetëm kapitenët e ekipeve të flisnin me gjyqtarin e ndeshjes për një vendim.
Ky reagim vie pas paralajmërimeve të tmerrshme nga drejtuesit e Ifab për sjelljen e lojtarëve, për të cilat ata thanë: “Ky mund të jetë kanceri që vret futbollin”.
Një shembull i dhënë gjatë takimit të së martës ishte tërheqja e fanellës së mbrojtësit të Italisë Giorgio Chiellini ndaj Bukayo Saka të Anglisë në finalen e fundit të Kampionatit Evropian, i cili rezultoi vetëm me një karton të verdhë.
/kp/