Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje 1.7 për qind në tremujorin e parë 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë 2025 me të njëjtën periudhë 2024, indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje 6.5 për qind, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të këtij viti, raporton KosovaPress.
Tremujori i parë 2025 – tremujori i katërt 2024 1.7%
Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit pati rritje 1.7 për qind në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024. Rritje kishin: pagat (2.4 për qind), materialet (1.9 për qind) dhe kostot e tjera (1.8 për qind). Ndërsa, rënie kishin transporti (0.8 për qind) dhe makineritë (0.6 për qind).
Tremujori i parë 2025 – tremujori i parë 2024 6.5%
Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit pati rritje 6.5 për qind në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024, raporton KosovaPress.
Rritje më të madhe kishte tek energjia (14.6 për qind); pagat (13.5 për qind), transporti (5.2 për qind), materialet (4.1 për qind); kostot e tjera (2 për qind) dhe makineritë (1.1 për qind).