​Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte (e martë) për t’i zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale.

Nga ora 21:00, do të fillojnë dy takime, të cilat do të jenë mjaft interesant për t’u shikuar.

Ndeshja më kryesore e kësaj nate do të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madridit që zhvillohet në stadiumin “Etihad Stadium”.

Citizens shihen si favoritë në letër për këtë ndeshje, mirëpo Diego Simeone di të shkaktojë befasi me taktikat e tij.

Një duel interesant është edhe ai në mes të Benficas dhe Liverpoolit, që luhet në stadiumin “Estadio da Luz”.

The Reds do të synojnë të kalojnë pa shumë probleme në fazën gjysmëfinale, mirëpo në futboll asgjë nuk mund të parashikohet dhe Benifca mund të shkaktojë befasi. /Telegrafi/

Read Previous

BE pritet të miratojë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Read Next

250 mijë vende pune të lira në Zvicër, në këta sektorë po kërkohen punëtorë