Transferimi i dështuar tek “Djajtë e Kuq” mund të largohet nga “Old Trafford” këtë verë.
Gjiganti spanjoll Real Madridi i ka treguar Manchester United që dëshiron që mesfushori Donny van de Beek të përfshihet në marrëveshje për mbrojtësin e tyre Raphael Varane, raporton “The Sun”.
Po ashtu, spekulohet që “Galaktikët” për Varanen do të kërkojnë edhe dëmshpërblim në formë parash, respektivisht një shumë afro 50 milionë euro.
Që nga transferimi i tij nga Ajaxi tek “Djajtë e Kuq” në shtator të vitit 2020, Donny van de Beek ka arritur të bëjë 36 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime për Manchester United./KosovaPress